play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Përfundon Loti 2 i Unazës Lindore në Tiranë, Kryeministri Rama publikon pamjet

today04/08/2022

Background
share close

Kanë përfunduar punimet në lotin 2 të Unazës Lindore në Tiranë. Lajmin e ka njoftuar kryeministri Edi Rama i cili ka publikuar në rrjetin social Facebook edhe pamjet nga ky lot.

“MIRËMËNGJES dhe me Lotin 2 të Unazës Lindore në kryeqytet tashmë i përfunduar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Edi Rama. Loti dy është pjesë e unazës lindore që fillon nga TEG deri në Shkozë.

Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 2 të Unazës Lindore, ministrja Balluku ka deklaruar se afati i fundit i përfundimit do të ishte data 31 gusht.

Me përfundimin e këtij loti ku ne ndodhemi sot, kemi lidhjen e të tre lotëve duke qenë se lotin e  parë ne e kemi hapur për akses, nga TEG deri në Farkë, edhe pjesën tjetër nga Brryli deri në Shkozë, kështu që na ngelet ky lot i cili bën të gjithë integrimin e pjesës Lindore të Unazës duke krijuar kështu dhe mundësinë për të vazhduar me kantieret e reja të cilat do  të hapen nga Shkoza për në Bulevardin e Ri dhe nga Bulevardi i Ri për tek sheshi “Shqiponja””, ka thënë më herët Balluku.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *