play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Pas 7 vitesh, Gwyneth Paltrow shpallet e pafajshme për incidentin në pistën e skive

today31/03/2023

Background
share close

Gwyneth Paltrow ka fituar çështjen e përplasjes në ski ndaj mjekut në pension Terry Sanderson. Ai pretendoi se aktorja dhe themeluesja e Goop shkaktoi përplasjen e vitit 2016 në të cilin Sanderson pati dëmtime në tru dhe brinjë të thyera.

Juria zbuloi se Sanderson, 76 vjeç, ishte ‘100 për qind’ fajtor për përplasjen në vendpushimin luksoz të skive në Utah, shtatë vjet më parë. U deshën vetëm dy orë e 20 minuta që juria të merrte vendimin të enjten.

Paltrow, themeluesja 50-vjeçare e markës luksoze të Wellness Goop, ka një vlerë prej 200 milionë dollarësh pasuri (161 milionë £) dhe fitoi një Oscar për rolin e saj në Shakespeare in Love. Pala kundërshtare Sanderson, 76 vjeç, është një mjek në pension, dy herë i divorcuar nga Utah, pasuria neto e të cilit nuk dihet.

Sanderson duhet t’i paguajë zonjës Paltrow një dëmshpërblim simbolik 1 dollarë – por duhet të paguajë edhe shpenzimet ligjore të tij dhe Gwyneth, të cilat mund të shkojnë në qindra mijëra dollarë.

Ajo dukej nervoze ndërsa u lexua vendimi dhe u ul me duart e bashkuara në tavolinën e saj. Kur nëpunësi i gjykatës deklaroi se fajin e kishte Sanderson, ajo tundi kokën në shenjë vlerësimi.

Teksa Paltrow dilte nga gjykata, ajo shkoi pranë dhe preku shpatullën e Sanderson dhe tha “Të uroj gjithë të mirat”.

Bisedën e tregoi vetë Sanderson për gazetarët.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *