play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Parisi rikthen notin në lumin Sena pas 100 vjetëve

today25/07/2023

Background
share close

Kryeqyteti i Francës, Parisi është në fazën finale të pastrimit që do t’ua mundësojë notuesve dhe zhytësve notin në Lumin Sena.

I ndaluar për një shekull, për shkak të ujit të ndotur, noti do të mbetet trashëgimi e Lojërave Olimpike Verore, që do të mbahen në këtë qytet vitin e ardhshëm.

Projekti në vlerë të 1.4 miliard dollarëve është konsideruar si sukses në shumë vende të botës.

“Kur njerëzit t’i shohin atletët në Senë, pa probleme shëndetësore, edhe ata do të binden që t’i kthehet lumit”, ka thënë Pierre Rabadan, zëvendëskryetar i Parisit, i ngarkuar me përgatitjet për Olimpiadë.

“Është kontribut për të ardhmen tonë”.

Sikurse edhe shumë vende tjera perëndimore, Parisi e ka përjetuar degradimin e pastërtisë së ujit, për shkak të ujërave të zeza industriale dhe kërkesave sanitare të një popullsie në rritje.

Bota ujore është goditur në masë të madhe, pasi në vitet 1960 në këtë lumë janë identifikuar vetëm tri lloje të peshqve./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%