Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë prej nesh ndihen të rraskapitur tani, dhe pse është vetëm mesi i javës. Nuk është rastësi që pothuajse 50% prej nesh ndihen të lodhur mendërisht dhe fizikisht pas 8 orësh punë, sipas një sondazhi të fundit nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.
Të pushosh qoftë edhe një ditë është mënyra më e mirë për të ngritur moralin, por pavarësisht se 24 orë mbase nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur të gjitha problemet, ka shumë aspekte pozitive në disa drejtime.
Sipas Lisa Orbe-Austin, një psikologe, një ditë pushim ndikon pozitivisht në shëndetin tonë mendor, por edhe rrit aftësinë tonë për të menaxhuar emocionet, raporton abcnews.al
Pra, cila është dita më e mirë e javës për të pushuar?
Sipas Melody Wilding, një specialiste, dita e duhur nuk është mesi i javës, pasi është më e vështirë të çlodhesh psikologjikisht dhe të “zbrazësh” të gjitha energjitë negative. Prandaj ajo sugjeron se dita më e mirë është e hëna ose e premtja.
Të njëjtën pikëpamje ka edhe Orbe-Austin, e cila e konsideron të mërkurën një zgjedhje të gabuar, ndonëse disa besojnë se në këtë mënyrë ne mund të balancojmë ditët e javës. Por midis ditës së hënë dhe të premte, ajo sugjeron të hënën, pasi në këtë mënyrë mund ta nisim javën më me pozitivitet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)