Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Eksploruesit detarë kanë zbuluar një shkëmb koralor “të pacenuar” 3 km në thellësi 30 m në brigjet e Tahitit, në Polinezinë Franceze.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, e cila drejtoi misionin thotë që ky koral është një nga më të mëdhenjtë e zbuluar në atë thellësi.
Drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s Audrey Azoulay tha se zbulimi zgjeroi njohuritë për “çfarë fshihet poshtë”.
Fotografi francez nënujor Alexis Rosenfeld tha se ishte “magjike të dëshmosh koralet gjigante, të bukura që shtriheshin aq sa mund të shohë syri, ishte si një vepër arti “.
Shkëmbinjtë nënujorë koralorë janë ndër ekosistemet më të kërcënuara të oqeanit, të prekshëm ndaj ndotjes, rritjes së temperaturave të detit dhe ndryshimeve në kimi të shkaktuar nga emetimet e dioksidit të karbonit që treten në ujë.
Prof.Murray Roberts, një shkencëtar detar nga Universiteti i Edinburgut tha se zbulimi i bëri të kuptojnë se ende kemi shumë për të mësuar rreth oqeanit.
“Ne ende i lidhim koralet me detet tropikale më të cekëta, por këtu gjejmë një sistem të madh të shkëmbinjve koralorë të panjohur më parë.
Ndërsa ujërat e cekët ngrohen më shpejt se ujërat më të thella, ne shohim se këto sisteme shkëmbinjsh më të thellë janë strehë për koralet në të ardhmen. Ne duhet të shkojmë atje për të hetuar këto vende të veçanta, të kuptojmë rolin e tyre ekologjik dhe të sigurohemi që t’i mbrojmë ato për të ardhmen.”
Aktualisht nuk ka “asnjë provë” që ky shkëmb të jetë dëmtuar dhe sipas shkencëtarëve thellësia e tij e pazakontë ishte një nga arsyet pse është në një “gjendje shumë të mirë”.
Përgjithësisht koralet zbulohen në thellësi më të cekëta, sepse algat që jetojnë brenda trupave të koraleve kanë nevojë për dritë.
Zbulimi është një pasqyrë të rëndësishme në biodiversitetin e oqeanit, sipas një shkencëtari që mori pjesë në zbulim, pasi 25% e specieve detare mund të gjenden në shkëmbinj nënujorë koralorë.
Hapi tjetër është zbulimi i specieve që jetojnë në këtë lloj të shkëmbinjve nënujorë, që mesa duket sa me thellë të jenë aq më mirë mbrohen nga ngrohja globale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)