play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Një kopertinë e “The Economist” bëhet shkak për “sherr” mes Britanisë dhe Italisë

today21/10/2022

Background
share close

Një kopertinë e “The Economist” ka shkaktuar zemërim tek italianët.

Kopertina me titull “Welcome to Britaly”, ka një skicë të kryeministres britanike në largim, Liz Truss, e veshur si një centurion romak, me një helmetë, duke mbajtur një picë për një mburojë dhe një … pirun spageti në vend të një shtize.

Ambasadori i Italisë në Londër, Inigo Lambertini, kritikoi revistën, duke theksuar se ajo ishte “fatkeqësisht” e frymëzuar nga “stereotipet më të parëndësishme” për Italinë.

“Edhe pse makaronat dhe pica janë ushqimet më të kërkuara në botë, si vendi i dytë më i rëndësishëm industrial në Evropë, në kopertinën tuaj të radhës do t’ju sugjeronim të zgjidhnit kështu për një ndryshim diçka nga sektorët tanë të hapësirës ajrore, bioteknologjisë, industrisë së automobilave apo industrisë farmaceutike”, shkruan ambasadori italian në një letër drejtuar revistës, të cilën e ka publikuar edhe në Twitter.

E përjavshmja britanike në artikullin e saj përdor pak a shumë Italinë si shembull për të shmangur, duke iu referuar krizës politike dhe ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar.

“Paqëndrueshmëria politike që dikur ishte një shenjë dalluese e Italisë ka infektuar tërësisht Britaninë”, tha editoriali, duke shtuar se “ritja e ulët dhe nënshtrimi ndaj tregjeve tani janë gjithashtu të zakonshme për të dy vendet.

Sigurisht, raporti i Economist i gjen krahasimet pjesërisht të pasakta, duke përmendur performancën më të ulët të Italisë për sa i përket produktivitetit dhe borxhin më të ulët publik të Britanisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *