Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Los Anxhelos fundjavën e kaluar, yjet e Hollivudit ndoqën galanë e dytë vjetore të Muzeut të Akademisë. Lista e superyjeve festoi historinë e kinemasë dhe kaloi në tapetin e kuq me pjesët më të mira të modës së lartë. Por një nga pamjet më mahnitëse të natës erdhi nga fenomeni i modës Kaia Gerber.
Vajza 21-vjeçare e Cindy Crawford dha leksione stili në një veshje të zezë të Alaïa, i përbërë nga një fund i gjatë i hapur, dhe një golf i zi trasparent, gjatë prezantimit të koleksionit të Pranverë-verë 2023. Duke punuar me parukieren Danielle Goldberg, Gerber e veshi atë pa bizhuteri dhe me një model flokësh të thjeshtë me onde. Megjithatë, më e habitshme ishte ngjashmëria e saj e çuditshme të dekadave të kaluara me nënën e saj, Cindy Crawford.
Në fund të viteve 1980 dhe në fillim të viteve 1990, Crawford shfaqej rregullisht në pistat e themeluesit të shtëpisë, Azzedine Alaïa, shpesh duke veshur modelet e tij të zeza, që përqafonin trupin. Megjithatë, ndërsa pamja e fundit e Kaia Gerber mund të ketë kujtuar një supermodele të viteve ’90, stili i saj i thjeshtë dhe shpirti i shkujdesur e bënë pamjen të ndihej aktuale dhe natyrale.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)