play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Nga nesër, nisin aplikimet për shkollën e lartë!

today28/07/2023

Background
share close

FILOLOGJIKU PER NDRYSHIMIN E MESATARES frame 0 1024x576 1

 

Duke nisur nga dita e nesërme, 29 korrik, çdo maturant mund të aplikojë në portalin UAlbania për të zgjedhur listën e degëve ku dëshiron të studiojë.

Rezultatet e provimeve dhe mesatarja janë kriteret kryesore për t’u shpallur fitues në të gjitha degët dhe universitetet. Afati i aplikimit është deri më 3 gusht.

Teksa e ka cilësuar si një moment vendimtar për të ardhmen, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ka pasur një mesazh për të gjithë studentët.

“Të dashur maturantë dhe ju të rinj e të reja që dëshironi të vazhdoni studimet e larta në Shqipëri! Duke filluar nga nesër, datë 29 korrik e deri në datën 3 gusht, portali UAlbania do të jetë i hapur për aplikimet tuaja në programet që dëshironi të ndiqni. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të gjithë ju, pasi zgjedhja që do të bëni do të përcaktojë drejtimin profesional dhe të ardhmen tuaj.

Në varësi të rezultateve të deritanishme dhe preferencave që keni, unë ju ftoj të vlerësoni edhe programet e studimit të hapura në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit, si dhe veçanërisht programet e shpallura prioritet kombëtar, në të cilat mund të përfitoni përjashtim nga tarifat dhe bursë mujore sa paga minimale. Këtë vit përfitues të këtyre bursave do të jenë studentët pavarësisht notës mesatare, por gjithmonë duke plotësuar kriteret e pranimit për çdo program studimi.

Gjithashtu, këtë vit, për herë të parë ju vjen në ndihmë edhe kredia studentore, e cila do të mbulojë tarifën e studimit dhe kostot e jetesës për ndjekjen e një programi studimi, të ciklit të parë ose të dytë.

Uroj sa më shumë prej jush t’i shfrytëzoni maksimalisht këto mundësi, për të vazhduar studimet në Shqipëri e pas diplomimit të jetoni, punoni e jepni kontribut për Shqipërinë tonë”, thuhet në deklaratë.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%