play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nga 3 korriku mbyllen sportelet e Kadastrës! Gjithçka do kalojë online me nënshkrim e me vulë

today30/06/2023

Background
share close

Nga e hëna, 3 korrik, do të mbyllen sportelet e kadastrës dhe shërbimi do të merret online. Tashmë qytetarët do t’i drejtohen platformës e-albania, nga e cila do të arrijnë të marrin dokumente me nënshkrim dhe me vulë elektronik

“Ditën e hënë, më 3 korrik ,kadastra nuk është e aksesueshme, për publikun dhe askënd tjetër. Askush në kadastër nuk do mundet t’i përgjigjet asnjë nga kushërinjve që keni futur, asnjë nga miqtë e miqve që keni futur në kadastër. Nuk do t’ju përgjigjen, sepse nuk keni më gjë në dorë. Nga e hëna, kadastra do jetë makineri digjitale. Punonjësit aty brenda, të cilët e them me kënaqësi se një pjesë, kanë filluar të largohen, sepse nuk kanë asnjë mundësi të bëjnë asgjë tjetër përveçse punës së tyre para një kompjuteri, nuk e devijojnë në asnjë drejtim sipas dëshirës. Nuk mund të kesh zgjedhje ti se kujt mund ti shërbesh. Nga e hëna, tre korrik, punonjësi i Kadastrës në Shkodër, do punojë si t’ia nxjerrë algoritmi rastin për të trajtuar për një pronë në Delvinë, punonjësit të Gjirokastrës do ti dalë në kompjuter rasti për të trajtuar një pronë në Tropojë dhe askush nuk do gjejë fillin se si trajtohet prona, përveç makinerisë digjitale. Qytetarëve u bëj thirrje të mos shkojnë në kadastër, sepse nuk i pret askush. Kadastra është një dritare përmes e-albania. Aty bëhen aplikimet, aty merren përgjigjet, aty vjen dokumenti me vulën dhe me nënshkrimin elektronik.”, tha Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *