Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nga data 1 deri më 24 shkurt në Muzeun Kombëtar të Tiranës, Federata Shqiptare e Futbollit do të sjellë ekspozitën unike mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi, por edhe të ikonave të tjera botërore të këtij sporti.
Të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë që të shohin relike dhe sende personale që u përkasin personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite si Maradona, Pelè, di Stefano, Muller, Giuseppe Meazza, Bobby Charlton, George Best, Lev Yashin, Ferenc Puskas, Franz Beckenbauer, Johan Cruyff, e të tjerë.
Në këtë event do t’i kushtohet një hapësirë e veçantë edhe historisë së futbollit shqiptar, ku do të vendosen objekte, relike dhe foto të momenteve historike.
Falë mbështetjes së FIFA-s dhe disa prej koleksionistëve më të rëndësishëm në botë, do të sillen në këtë ekspozitë gjithashtu një sërë objektesh unike si fanella, këpucë, tuta, topa, foto, dokumente, trofe dhe medalje, që u përkasin legjendave më të mëdha të futbollit botëror duke përfshirë edhe fanellat e 47 fituesve të Topit të Artë nga viti 1956 e deri më sot.
Edhe qytete të tjera europiane e kanë pritur këtë ekspozitë të veçantë më parë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)