Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një anije kozmike e NASA-s është duke u përpjekur të bëjë historinë, me afrimin më të madh me Diellin.
Kreu i shkencës në NASA, Nicola Fox u shpreh për BBC se për shekuj me radhë njerëzit kanë studiuar Diellin, por nuk e kanë përjetuar atmosferën e një vendi pa e vizituar më parë atë.
“Ne nuk mund ta përjetojmë një eksperiencë të tillë nëse nuk fluturojmë afër tij”, tha më tej Fox.
Sonda diellore Parker u lëshua në vitin 2018, duke u nisur drejt qendrës së sistemit diellor.
Siç raportohet nga brenda NASA-s, ajo e ka kaluar tashmë Diellin 21 herë, duke u afruar gjithnjë e më shumë.
Megjithatë, vizita në prag të Krishtlindjes është rekord. Në afrimin e saj më të afërt, sonda është 6.2 milionë kilometra larg nga sipërfaqja e Diellit.
Sonda do të duhet të durojë temperaturat prej 1,400 gradë Celsius dhe rrezatimin që mund të dëmtojë elektronikën në bord. A
Anija kozmike mbrohet nga një mburojë e trashë prej 11,5 cm e përbërë nga karboni, por taktika e anijes kozmike është të hyjë dhe të dalë shpejt.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)