Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Filmat amerikanë “Barbie” dhe “Openheimer”, dy nga sukseset më të mëdha të kinematografisë në nivel global, bien ndesh me politikën e Rusisë për “forcimin e vlerave tradicionale dhe shpirtërore”, tha sot Moska, përmes një deklarate nga Ministria e Kultura.
Sipas Novaya Gazeta, njoftimi i ministrisë është një përgjigje ndaj propozimit të bërë në fillim të gushtit nga Vladislav Davankov, nënkryetar i Dumës së Shtetit, i cili i referohej shfaqjes së paligjshme (d.m.th. pa lejen e studiove) të filmave të prodhuar nga “vendet armike” në kinemanë ruse. Qëllimi i këtij propozimi ishte të lejonte qytetarët rusë të shihnin filma amerikanë si “Barbie” dhe “Oppenheimer”, duke anashkaluar “bojkotin e tregut rus” të Hollivudit.
Duke iu referuar këtij propozimi, zëvendësministri i Kulturës Andrey Malyshev, tha sot se “ne besojmë se dy filmat, “Barbie” dhe “Oppenheimer”, nuk përputhen me synimet që presidenti ynë ka vendosur për forcimin e vlerave morale dhe tradicionale të qytetarëve”.
Malyshev gjithashtu theksoi se në kinematë ruse ka një përzgjedhje të madhe të filmave cilësorë të prodhimit vendas, si filmi “Sfida” i cili u xhirua pjesërisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe “Martiri”, një film propagandistik rus për pushtimin e Ukrainës, i cili mesa duket nuk ka sukses, pavarësisht një buxheti prej 1.9 milionë eurosh dhe mbështetjes nga Ministria e Kulturës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)