Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/09/2024
Rikthehet për diskutim ligji që i detyron studentët e mjekësisë të ofrojnë shërbim shëndetësor më parë në vendin e tyre e më pas të pajisen me diplomë. Por këtë radhë me disa ndryshime.
Projektligji po diskutohet në komisionin e Arsimit dhe të Shëndetësisë për të marrë më pas miratimin në seancën e radhës në parlament.
Tanimë propozohet që studentët e mjekisë do të kenë prioritet të punësohen në institucionet shëndetësore publike sipas nevojave, por nëse pas licencimit nuk punësohet brenda 3 deri në 9 muaj, duhet të paguhen me 80% të pagës së një mjeku.
Petrit Vasili: “Po si të paguhen mjekë kot sepse 35 mjekë të specializuar dalin në vit, po 1500 të tjerë t’i paguajmë kot?”.
Klodiana Spahiu: “Janë bërë ndryshimet siç i ka kërkuar GJK”.
Studentët e Mjekësisë jo vetëm nuk janë dakord me këtë projektligj, por i kanë dërguar një letër Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Shëndetësisë ku kërkojnë që dega Mjekësi e Përgjithshme të jetë prioritare dhe studentët që e ndjekin atë të paguhen sa paga minimale në vend.
Ndërkohë që kërkojnë të rritet pagesa për mjekët roje dhe rrjedhimisht edhe e specializantëve të cilët ofrojnë shërbim rojë gjatë fundjavave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)