Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Jeff Bezos është një nga njerëzit më të pasur në planet dhe së fundmi miliarderi i teknologjisë ka ardhur me idenë për të ndërtuar orën më gjigante në botë. Në vitin 2018, u njoftua se Bezos kishte investuar në një projekt që do të shihte një orë gjigante 10,000-vjeçare brenda një mali në Teksasin Perëndimor, një orë për të cilën ai do të shpenzojë 42 milionë dollarë.
I gjithë qëllimi i ndërtimit të orës thuhet të jetë që ajo të mund të funksionojë “për një 10 mijëvjeçar” dhe të fuqizohet nga ciklet termike të Tokës. Ndërtimi i orës ka filluar që atëherë dhe mbetet në vazhdim, por pasi të ketë përfunduar puna, ajo do të jetë 152 metra “në këmbë”.
Rikujtojmë, se Jeff Bezos dhe partnerja e tij Lauren Sanchez po shkojnë drejt altarit. Ish-prezantuesja 53-vjeçare përshkroi momentin kur miliarderi i kërkoi të bëhej gruaja e tij me vetëm një fjali. “Kur hapi kutinë, unaza ishte aq mbresëlënëse sa për pak më ra të fikët”,-ka rrëfyer Lauren në një intervistë për Vogue.
Unaza ka një diamant 20 karatësh që vlerësohet të ketë kushtuar 2.5 milionë dollarë. Sanxhez shton se:
Ne po mendojmë për martesën. A do të jetë e madhe? A do të bëhet jashtë vendit? Nuk e dimë ende. Kemi vetëm pesë muaj që jemi fejuar.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)