play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Meta homazhe në varrin e heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu

today17/01/2022

Background
share close

Presidenti Ilir Meta këtë të hënë ka kryer homazhe në nder të  figurës së heroit tonë Kombëtare Gjergj Kastrioti Skënderbeut në 554-vjetorin e ndarjes nga jeta.

Kreu i shtetit ka zgjedhur Lezhën qytetin ku ndodhet dhe varri i heroit kombëtar, si një mesazh ndaj vizitës së presidentit të Turqisë në vendin tonë Recep Tayyip Erdoğan, i cili i shoqëruar nga kryeministri Rama ndodhet në Laç.

Meta në fjalën e tij është shprehur se heroi kombëtar është frymëzim për çdo rilindje dhe nismën e vendi tonë për të ecur drejt Evropës.

Me shumë të drejtë Fan Noli do ta konsideronte shqiptari më i gjallë në të gjithë shqiptarët. Është jo vetëm krye heroi ynë kombëtar që i dha identitetin më të fortë kombi tonë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar dhe njerëzor por është ky personalit i jashtëzakonshëm dhe hero i qytetërimit Evropian që nderoi identitetin Evropian dhe rrugën dhe të ardhmen e Shqipërisë. Është kjo figurë kaq e madhe që dhe shekuj më pas shërbeu si frymëzimi i rilindjes sonë kombëtare për të ringritur popullin tonë shqiptar bë luftën për liri dhe për demokraci. Është Gjergj Kastrioti Skëndërbeu që me të gjithë betejat e tij frymëzoi shqiptarët”, ka thënë Meta./abcnews.al

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *