play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Më 1 Shtator Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

today31/08/2023

Background
share close

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë deklaratë për mediat, pasi Shqipëria merr për herë të dytë, Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Marrja e Presidencës vjen në një moment të vështirë, kur bota përballet me një sërë krizash serioze. Presidenca e KS na jep mundësinë të përcaktojmë se cilat situata krizash marrin vëmendjen e posaçme të KS. Shqipëria ka akumuluar gjatë 20 muajve të fundit një eksperience të vyer në tryezën e KS. Performanca e suksesshme që kemi pasur gjatë këtij mandati, na jep avantazh në sytë e aleatëve e partnerëve”, u shpreh ministrja.

Ndër të tjera ministrja ka theksuar edhe rëndësinë që ka kjo Presidencë.

“Janë dy momente të rëndësishme të kësaj Presidence. Bëhet fjalë për një platformë bashkëpunimi, që garanton shpërndarjen e ndihmave humanitare kudo në botë, në kohë krizash. Ç’ka mundëson që bizneset e mëdha të ofrojnë kontributin e tyre, në plotësim të mekanizmave ekzistues të ndihmës humanitare. Kjo përmirëson dhe përshpejton mënyrën sesi shpërndahen këto ndihma e kontribute. Kjo iniciativë inovative i vjen në ndihmë korporatave dhe bizneseve të mëdha, duke lehtësuar kontributin e tyre humanitar. Ideja është pritur mjaft mirë dhe ka gjetur mbështetje nga aktorë e grupe interesi.”

Gjithashtu ministrja tha se aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës.

“Merita i takon vendit tonë si një nga iniciatorët që e ka sjellë atë në vëmendje të KS. Aktiviteti tjetër shënjues i presidencës tonë i kushtohet agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës. Si bashkëpenëmbajtës me SHBA, kjo është një nga çështjet që ka shënjuar mandatin tonë. Ka bërë që Shqipëria të fitojë respektin dhe admirimin e partnerëve e aleatëve. Ne do të organizojmë një Debat të Hapur të nivelit të lartë në KS. Debati do të fokusohet në pasojat e agresionit të paligjshëm rus kundër Ukrainës”, thekson Xhaçka.

Xhaçka shtoi se: Aktivitete e ngjarje të tjera do të shënojnë Shtatorin në OKB, edhe gjatë javës së Asamblesë Parlamentare. Aktivitetet që ju prezantova më lart, janë padyshim momentet kulmore të Presidencës tonë./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *