Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/10/2024
Në Tiranë është mbajtur takimi i 18-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian-Shqipëri, me pjesëmarrjen e dhjetë deputetëve të Parlamentit Evropian.
E pranishme në takim, Ministri iShtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni, foli në emër të qeverisë shqiptare.
“Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është më shumë se miratim i thjeshtë politikash; është një projekt kombëtar që na bashkon, një e ardhme e zgjedhur me dëshirë që qytetarët shqiptarë e mbështesin plotësisht dhe që lidh spektrin tonë politik, si pak kauza të tjera,” tha ministrja Pirdeni.
“Ne jemi të sigurt se ky momentum do të na mundësojë të hapim brenda këtij viti paralelisht negociatat për Grup-Kapitullin e gjashtë mbi “Marrëdhëniet me Jashtë”.Kalendari ynë i reformave, i formësuar përmes një dialogu të pandërprerë me Komisionin Evropian dhe Shtetet Anëtare është i qartë dhe i realizueshëm, dhe ne po ecim përpara me përkushtim të plotë,” tha ministrja Pirdeni.
Ndër të tjera, Ministrja Pirdeni theksoi përkushtimin e qeverisë shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si dhe masat konkrete që po ndërmerren në disa fusha me risk të lartë korrupsioni.
“Fokusi ynë në luftën kundër korrupsionit mbetet i palëkundur. Duke reflektuar rekomandimet nga mbledhja e fundit e Komitetit, kemi krijuar me kujdes një qasje me vizion strategjik të fokusuar tek sektorët me vulnerabilitet të lartë që janë identifikuar nga Komisioni Evropian. Gjithashtu, ne po e ndërthurim agjendën kombëtare kundër korrupsionit me ndërhyrjet teknike në kuadër të Reformës në Administratën Publike, të shtrira në të gjithë Grup-Kapitujt e legjislacionit të BE-së,” u shpreh ministrja Pirdeni.
Në fund, Ministrja Pirdeni vlerësoi miratimin e Agjendës Kombëtare të Reformave për Shqipërinë nga Komisioni Evropian vetëm një vit pas lançimit të planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke e konsideruar një shembull se “BE e mban premtimin për vendet që janë të gatshëm të ndërmarrin reforma ambicioze.”
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)