play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

Marilyn Monroe në “Blonde”, një ekranizim emocional i një ikone larg prozhektorëve!

today03/10/2022

Background
share close

“Problemi im me burrat është se të gjithë duan të flenë me Marylin-in,por zgjohen me Norma Jean”.

Kështu do të shprehej Marilyn Monroe,kur e pyesnin vazhdimisht për jetën e saj dhe raportet personale.

Një jetë e trazuar e mbushur me sfida,me trauma që prej fëmijërisë,me luftën për t’i bërë të tjerët të besonin se ajo nuk ishte një guackë bosh me flokë bjond.

Gjithcka vjen në “Blonde” në filmin e regjisorit Andrew Dominik është një vështrim tjetër i dramave dhe shqetësimeve emocionale që kaloi në jetën e saj të shkurtër,por të vrullshme ikona Marylin Monroe. Ky është një vështrim intim pas perdeve të rënda dhe pasi fiken prozhektorët.

Ajo ishte Norma dhe hera-herës bezdisej nga identifikimi i vazhdueshëm me Marylin për të cilën thoshte se ishte një krijim i rremë që nuk i përkiste.

Mardhënia e keqe me të ëmën,mos prania e të atit në jetën e saj,dashuria me dramaturgun Arthur Miller,humbja e një fëmije,kompromiset që bëri për hir të rrugëtimit të saj në kinema dhe një vorbull misteresh dhe lëndimesh që ajo mori rrugës janë në qendër të asaj që prezanton “Blonde”.

Shumë e kanë cilësuar si një rrëfim të ekzagjeruar, dhe të pa gjasë,duke shkaktuar polemika që prej shfaqjes në “Netflix”  në fund të shtatorit.

Megjithatë,ajo për të cilën të gjithë bien dakord është aktrimi fenomenal i Ana De Armas,aktores spanjolle 34-vjecare,për të cilën,ky deri tani është roli i jetës!

Koncepti i regjisorit Andrew  Dominik e zbërthen si një ujë në vlim, dramën e brendshme të një njeriu të adhuruar publikisht,por tejet të brishtë dhe të pafuqishëm në shumë dimensione.

“Blonde” është rrugëtimi më fin i një drame i sjellë kohët e fundit në ekranin e madh,një emocion i gjallë i paprekur nga filtra kinemaje.

(C) Elsa YMERI

all rights reserved

NDALOHET KOPJIMI I KETIJ MATERIALI PA CITIM

Marilyn Monroe haunted set of Blonde movie & her ghost still wanders around  Hollywood, says medium to the stars | The US Sun

Blonde movie | release date, cast, trailer for Marilyn Monroe biopic |  Radio Times

Movie Review: Netflix's 'Blonde,' Starring Ana de Armas

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *