Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today08/05/2023
Albina Kelmendi, së bashku me familjen e saj, nga Liverpuli, kanë performuar në tapetin e Eurovizionit 2023, ku ka zhvilluar një intervistë të shkurtër me dy prezantuesit e kësaj ngjarje, Timur Miroshnychenko dhe Sam Quek, të cilët e komentuan familjen Kelmendi “plot me ngjyra”.
Albina, e cila përfaqëson Shqipërinë me këngën “Duje”, i është përgjigjur edhe kureshtisë së prezantuesve, nëse paraqitja e saj në Eurovizion ka qenë edhe ëndërra e gjyshit të saj.
“Ka qenë ëndërra e gjyshit me prezantuar Shqipërinë në Eurovizion. Ne jemi shumë krenar që po e përfaqësojmë Shqipërinë, të cilën gjyshi jonë e deshi aq shumë”- komentoi Albina.
Gjatë bashkëbisedimit, familja Kelmendi ka komentuar edhe veshjen e saj, si dhe bizhutë e vendosura në fustan.
“Janë bizhu të vjetra ilire, të cilat përfaqësonin gruan e fortë shqiptare. Ato janë të improvizuara. Albina, tani, po përfaqëson kulturën shqiptare dhe ilire.”- komentoi familja Kelmendi.
Në këtë performancë ishin bashkë edhe yjet e tjerë pjesëmarrës të Eurovizion 2023.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)