Ngadalësohet emigrimi, bien me 32% kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë në BE për 8-mujorin
Ritmet e ikjes së shtetasve shqiptarë në emigracion duket se janë ngadalësuar këtë vit, pasi kulmuan sërish në 2021-2022, pas heqjes së kufizimeve nga pandemia. Të dhënat e Eurostat për aplikimet për azil tregojnë se ritmet e kërkesave për azil nga shtetasit shqiptarë kanë rënë ndjeshëm në muajt e këtij viti, sidomos gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht kishte më shumë ikje. Sipas Eurostat, në periudhën janar-gusht 2023 kishte gjithsej […]