Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today21/10/2022
Është debutuesja me moshën më të re në historinë e kupës së botës. Skiatorja e talentuar do të debutojë në Kampionatin Botëror në hapjen madhështore në Sölden, më 22 tetor.
Vetëm 15 vjeç, Lara konsiderohet një fenomen sportiv për nga arritjet dhe synimet. Ajo përfaqësoi Shqipërinë në garën në Kili dhe fitoi vendin e parë.
Presidenti i Federatës së Skive, Elvis Toçi e konsideron arritje mundësinë për t’u përfaqësuar nga një kampione si Lara.
“Lara është një fenomen, konsiderohet nga shtypi botëror fenomeni më i madh i skive për momentin. Ajo vjen pas fitores së kupës së Amerikës Latine. Shqipëria nuk kishte parë kurrë fitoren e një cirkuiti kaq të madh ndërkombëtar,” – u shpreh ai.
Në garën e të shtunës në Austri marrin pjesë 100 skiatorët më të mirë të botës, ku garon edhe Lara, por vendi i parë, për nga mosha dhe eksperienca e sportistëve të tjerë pjesëmarrës, nuk është i lehtë për t’u arritur.
Çfarë ngelet është të presim siparin e kupës së botës për ski dhe t’i japim mbështetjen e duhur italianes që përfaqëson vendin tonë në mënyrën më dinjitoze të mundshme.
Njësoj si Formula 1, kampionati do të organizohet çdo dy javë në një shtet të ndryshëm. Gara tjetër do të jetë në Finlandë, më pas në Itali, Austri, Amerikë, Kanada dhe mbyllet në fund të prillit në Itali, në vendlindjen e Larës.
Lara ka pasaportë shqiptare, njësoj edhe nëna e saj, e cila është njëherazi trajnerja e Larës, e mori këtë pasaportë vetëm e vetëm për të stërvitur kombëtaren e Shqipërisë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)