Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today23/11/2022
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit Evis Kushi i ka bërë thirrje të gjithë atyre studentë të cilët plotësojnë 3 kriteret kryesore, të cilat i theksoi sërish, të aplikojnë për bursë studimi që do të jenë të barazvlefshme me pagën minimale, gjithashtu do të përjashtohen dhe nga tarifat e studimit.
Kushi po ashtu tha se institucioni i ri që është krijuar, Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë është përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohet nga ministria.
Evis Kushi: I bëj thirrje studentëve që të aplikojnë për bursa studimi të cilat ne tashmë i kemi shpallur me një thirrje të hapur për të gjitha universitetet e vendit. Është fjala për bursat e studimit që janë të barazvlefshme me pagën minimale dhe që janë parashikuar për të gjithë ata studentë që plotësojnë 3 kriteret kryesore:
Do t’i ftoja studentët që të përfitojnë që plotësojnë këto kritere se kanë jo vetëm bursa, por edhe përjashtim nga tarifat. Thirrja është e hapur deri në fund të Janarit.
Institucioni i ri që kemi krijuar, Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë është institucioni përgjegjës për të hartuar listën përfundimtare për studentët përfitues që më pas do të miratohet nga ministria.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)