Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Statuja e një sirene, e vendosur në një shesh në një fshat peshkimi në Pulia, Itali, ka shkaktuar bujë për faktin që po konsiderohet “shumë provokuese”.
Statuja u krijua nga studentë në shkollën e artit Luigi Rosso në Monopoli përpara se të pozicionohej në një shesh me emrin e shkencëtares Rita Levi-Montalcini.
Vepra artistike, e cila ende nuk është përuruar zyrtarisht, u bë objekt talljeje dhe fotot e bëra gjatë instalimit të saj u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale.
“Duket si një sirenë me gjoks silikoni dhe, mbi të gjitha, me prapanicë që nuk e kam parë më parë e ndonjë sirenë,” tha dikush.
Adolfo Marciano, drejtuesi i shkollës së artit Luigi Rosso, e mbrojti statujën, duke thënë se ishte një “homazh për shumicën e grave që janë të kolme”.
Marciano tha se nuk donte të gjykonte mbi frymëzimin e studentëve, por ai e shihte veprën “si një përfaqësim të realitetit, në këtë rast të trupit femëror”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)