play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Kreu i partisë Syriza propozon: Gjuha Shqipe të përfshihet në shkollat e Greqisë, edhe greqishtja në shkollat shqiptare

today18/01/2024

Background
share close

Kryetari i partisë Syriza në Greqi, Stefanos Kasselakis, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit shqiptar në vendin fqinj.

Në takimin e tryezës së rrumbullakët, Kasselakis foli për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, por edhe mirëintegrimin e emigrantëve shqiptarë në shtetin grek.

Në këtë aspekt, kreu i Syriza vlerësoi se gjuha shqipe mund të përdoret si lëndë  me zgjedhje në shkollat e Greqisë. Të njëjtën gjë e propozoi edhe për Shqipërinë, që greqishtja të përfshihet në listën e gjuhëve të huaja në shkollat e Shqipërisë.

“Në Greqi nuk e kemi shqipen si gjuhë me zgjedhje. Ashtu sikundër Shqipëria duhet të kishte gjuhë të huaj me zgjedhje greqishten në të gjithë territorin e vendit”, tha ai ndër të tjera.

Megjithatë, ai theksoi se problematikat me të cilat përballet komuniteti shqiptar në Greqi janë të mëdha, pasi siç tha ai, vitet e fundit është shtuar pasiguria në vend.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *