play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Kreu i OBSH-së për Evropën: Besojmë që Omicron mund të jetë fundi i pandemisë

today24/01/2022

Background
share close

Varianti Omicron e ka zhvendosur pandeminë Covid-19 në një fazë të re dhe mund të jetë fundi i saj në Evropë, sipas drejtorit të OBSH-së për Evropën.

“Besojmë që rajoni po shkon drejt fazës së fundit të pandemisë,” tha Hans Kluge, duke shtuar se Omicron mund të infektojë 60% të evropianëve deri në mars.

Sapo rritja aktuale e Omicron që po përfshin gjithë Evropën të ulet, “do të ketë për disa javë dhe muaj një imunitet global, ose falë vaksinës ose sepse njerëzit do të fitojnë imunitet për shkak të infektimit. Ne parashikojmë që do të ketë një periudhë qetësie përpara se Covid-19 të rikthehet në fund të vitit, por jo domosdoshmërisht të kthehet si pandemi”, tha Kluge.

Edhe shkencëtari amerikan, Anthony Fauci shprehu një optimizëm të ngjashëm të dielën, duke thënë se me rastet e Covid-19 që po zvogëlohen në disa vende të Shteteve të Bashkuara “gjërat po duken më mirë”.

Zyra rajonale e OBSH-së për Afrikën tha gjithashtu javën e kaluar se rastet e Covid kishin rënë në atë rajon dhe vdekjet ishin në rënie për herë të parë që kur vala e katërt e virusit e dominuar nga Omicron arriti kulmin e saj.

Varianti Omicron, për të cilin studimet kanë treguar se është më ngjitës se Delta, por përgjithësisht më pak i rëndë te njerëzit e vaksinuar, ka rritur shpresat se Covid-19 ka filluar të kalojë nga faza e pandemisë në sëmundje endemike, siç është gripi sezonal.

Por Kluge paralajmëroi se është ende herët për ta konsideruar Covid-19 endemik.

“Flitet shumë për fazën endemike, por ky virus na ka befasuar më shumë se një herë kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *