play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Kreditë për bizneset janë në rënie

today30/12/2024

Background
share close

Të dhënat e Bankës e Shqipërisë tregojnë se për të dytin muaj radhazi ka patur një ngadalësim të lehtë të kredisë së re në ekonomi. Referuar shifrave zyrtare në Nëntor janë aprovuar rreth 24.3 miliardë lekë nga 26.9 miliardë lekë që ishte një muaj më parë. Në këto shifra ndikim kryesor duket se ka patur kredia për bizneset, ndërsa bankat vijojnë trendin në rritje të kredisë për individët.

Por pavarësisht kësaj nëse shohim ecurinë e kredisë në total, performanca e saj mbetet pozitive sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë. I gjithë portofoli i kredisë së disbursuar deri në Nëntor rezulton se është 824.3 miliardë lekë.

Gjatë gjithë vitit 2024 mbështetja e bankave për ekonominë e vendit ka qenë pozitive sidomos më shumë për bizneset në sektorin e turizmit. Ndërkohë edhe vendimi i Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë te interesit ka dhënë efekte duke i bërë kreditë më të lira si për qytetarët ashtu edhe për kategorinë e bizneseve.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%