Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kuzhinierja britanike, Frances Quinn, përzieu 160 vezë, 8 kilogramë çokollatë të zezë dhe 15 kilogramë xhelatinë portokalli. Kështu krijoi biskotën më të madhe në botë.
Gjithashtu, ajo theu rekordin botëror, që e mbante vetë, pasi e përgatiti biskotën më të madhe në botë, të njohur si “Jaffa Cake”. Më 2017, e kishte përgatitur po ashtu një biskotë të madhe.
Kjo biskotë është e madhe sa 6.557 biskota të zakonshme, ndërsa peshon rreth 80 kilogramë.
“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme të bashkëpunoja me McVitie (kompani për prodhim të çokollatave), për të thyer rekordin që e vendosa pesë vjet më parë”, u shpreh Quinn.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)