Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kim Kardashian të premten ishte një ligjëruese e ftuar në Shkollën e Biznesit të Harvardit. Ylli 42-vjeçar foli për suksesin e kompanisë së saj, veshjet e formës SKIMS, duke nxitur një mori komentesh në mediat sociale, shumë prej të cilave ishin krejtësisht negative.
Kim dhe bashkëthemeluesi i SKIMS, Jens Grede, mbërritën në kampus për të folur me studentët e Bostonit të regjistruar në kursin “Moving Beyond Direct to Consumer”. Shumë prej të pranishmëve komentuan se Kardashian ishte fantastike pasi dha një leksion magjepsës dy-orësh për kompaninë e saj SKIMS, e cila u vlerësua në 3.2 miliardë dollarë vetëm një vit më parë.
Një tjetër komentoi: “Kjo është qesharake. Kim Kardashian nuk di të shkruajë”. Megjithatë, studentja e Harvardit tha se Kim i mësoi asaj shumë. “Unë mendoj se shumë njerëz nuk e respektojnë atë si bashkë-CEO e një kompanie shumë miliarda dollarëshe. Të mësosh nga dikush që ka ndërtuar një biznes kaq të suksesshëm ishte me të vërtetë emocionuese, dhe mendoj se mospasja e kamerave në dhomë dhe mundësia për të bërë atë bisedë të sinqertë ishte gjithashtu e veçantë.”
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)