Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Boris Johnson ka ‘punë të papërfunduara’ si kryeministër dhe ‘ky mund të jetë momenti i tij’ për të marrë drejtimin e vendit, tha babai i tij Stanley Johnson për Daily Mail.
Edhe pse sipas tij, nuk e di nëse Johnson do të rikthehet, ai shprehu hapur mbështetjen e tij.
“Ai ka dëshmuar në të kaluarën se është një fitues dhe disa deputetë mendojnë që ai mund të jetë njeriu për t’i nxjerrë nga situata. Johnson se ka shumë punë të papërfunduara, kështu që ky mund të jetë momenti i duhur për të rimarrë detyrën si kryeministër”, tha ai.
Gjysma e shtypit britanik i ka bërë jehonë kthimit të mundshëm të Boris Johnson në Downing Street 10, pas dorëheqjes së Liz Truss të enjten.
Por sa e mundur do të jetë rizgjedhja e tij pa zgjedhje të përgjithshme, vetëm nga një proces i brendshëm partiak?
E vërteta është se çdo gjë është e mundur, duke pasur parasysh qëllimin e qartë të ish-kryeministrit për t’u rikthyer në atë që ai e përshkroi si “puna më e mirë në botë” kur dha dorëheqjen.
Megjithatë, ekziston edhe mundësia e përçarjes mes konservatorëve nëse Johnson rizgjedhet në krye të partisë. Kur ai dha dorëheqjen si kryeministër i Britanisë muajin e kaluar, Boris Johnson qëndroi jashtë Downing Street dhe bëri një bilanc të arritjeve të tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)