Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Deklarata e kryeministrit Rama për krijimin e një shteti bektashi ka ngjallur interes edhe në mediat e huaja. Në artikujt theksohet se nëse gjithçka shkon sipas planit, shteti bektashian i ngjashëm me Vatikanin do të jetë shteti më i vogël në botë.
Fillimisht lajmi për krijimin e këtij shteti është publikuar nga prestigjozja ‘The New York Times’, e më pas vetë Rama e konfirmoi zyrtarisht nga foltorja e OKB-së.
Sipas mediave botërore e në veçanti atyre turke ky shtet do të jetë për të promovuar një version tolerant të Islamit dhe traditën shqiptare të bashkëjetesës fetare. Po ashtu në gazetën e mirënjohur “Hyrjet” bëhet me dije se ky shtet nuk do të ketë tiparet sovrane të tij që janë ushtria, rojet kufitare ose gjykatat.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)