Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/12/2023
Orges Shehi u prezantua si trajneri i ri i Partizanit, teksa Arbër Abilaliaj u rikthye dhe njëherë që të bëjë vetëm punën e drejtorit sportiv. Në konferencën e prezantimit, ai u shpreh tepër i lumtur për zgjedhjen e Shehit si post-Zekiç dhe se negociatat nuk zgjatën shumë pasi ishte dëshira e të dyja palëve që marrëveshja të finalizohej.
“Jam shumë i lumtur për atë që kemi arritur këtë moment. Ishte një proces po themi i vështirë dhe i gjatë, por i rëndësishëm ishte rezultati. Sot prezantojmë një trajner të cilin e kemi dashur dhe e kemi menduar prej kohësh. Unë më shumë kënaqem sepse mendoj se ishte zgjedhja më e mirë. duhet për të bërë procesin e nevojshëm për rritjen e skuadrës dhe grupit në tërësi.
Besoj se kam qenë goxha i qartë. Fillimi im në procesin tranzitor që kemi pasur, ka qenë një proces i vështirë. Deri diku dhe i komplikuar. Por ka qenë një dëshirë e jona në përgjithësi, duke pasur parasysh që ideja në kokën time ka lindur goxha shpejtë dhe dëshira ka qenë në këtë pikë, post-Zekiç të ishte Gesi (Shehi).
Arritëm jo me pak vështirësi. Në të gjithë këtë periudhë tranzitore, rezultatet kanë qenë pozitive. E kemi mbyllur me një trofe, që ishte shumë e rëndësishme. Patjetër që ka shumë punë për të bërë dhe në vazhdim do të jetë Gesi njeriu përgjegjës për projektin dhe pjesës në fushën e lojës.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)