play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Inaugurohet lagjia e re në Laç, Rama: Këtu është materializmi i të gjitha fjalëve të bukura, faleminderit Presidenti Erdogan

today17/01/2022

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot i pranishëm në inaugurimin e lagjes së re në Laç, e cila është ndërtuar me kontributin e shtetit turk.

Në fjalën e tij Rama ka thënë se shtëpitë e reja në Laç janë materializimi i të gjitha fjalëve të bukura që janë thënë. Kreu i qeverisë falënderoi Presidentin Erdogan dhe u shpreh se miqësia me të është shumë e ngushtë pasi “ai thotë atë që bën dhe bën atë që thotë”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Kjo është një ditë e veçantë dhe unë do flas sa më shkurt pasi të gjithë duan të dëgjojnë mikun e madh të Shqipërisë dhe mikun tim të çmuar Edrogan. Sot dua të tregoj një episod që nuk kam për ta harruar kurrë nga takimi i im i parë me presidentin, që në atë kohë ishte kryeministër i Turqisë. Të them të drejtën unë isha i ndrojtur pasi e kisha parë nga televizori dhe nuk dukej shumë i qeshur. Me thënë të drejtën dhe kur u takuam më shikonte por nuk buzëqeshte. Dhe unë akoma nuk isha bërë Kryeministër dhe më thotë dëgjo këtu “Shqipëria dhe Kosova janë në zemrën time, shqiptarët janë në zemrën e popullit turk dhe unë dëshiroj të jesh vëllai im dhe unë do të të them vëlla kur t’i si kryeministër të fitosh respektin e popullit tënd”.

Historinë të gjithë e dini dhe unë jam krenar që mund ta quaj veten mikun e Erdogan, madje një gazetare gjermane më pyeti në një konferencë, a është e vërtetë nëse ishte e vërtetë që jeni miku i Erdogan. Unë i thash jo nuk është e vërtetë e kam shumë mik, jo mik.

Sot dua të them edhe këtë tani më u bënë vite që kam privilegjin që të jem në këtë detyrë dhe i kam takuar thuajse të gjithë burrat e mëdhenj të shteteve dhe është e vërtetë që shpesh herë janë kurioz se çfarë është kjo miqësi kaq e ngushtë e imja me Erdogan. Dhe zakonisht priren që ta shikojnë këtë si një çështje konspiracioni, jo Turqia neootomane, jo xhamitë, jo aspiratat e presidentit. Kurse përgjigja ime është shumë e thjeshtë Presidenti Erdogan, thotë atë që bën dhe bën atë që thotë. Më besoni që nuk është e lehtë në botën e sotme që të gjesh njerëz që po-në e kanë po dhe jo-në e kanë jo. Kjo është arsyeja se pse unë tani i solla këto episode sepse ja ku jemi sot këtu. Këtu është materializmi i të gjitha fjalëve të bukura. Këtu mund të shikohet se çfarë do të thotë se Shqipërinë e ka në zemër.

Mustafa Kemal Ataturku mbolli në shpirtin e Turqisë moderne se njerëzimi është një komb i vetëm dhe çdo komb është pjesë e atij trupi. AI tha se nuk mundet dot kurrë se çfarë rëndësi ka kur një pjesë e trupit është e sëmurë kur ne nuk jemi të sëmurë. Nëse një pjesë e trupit është e sëmurë duhet të shqetësohemi sikur të ishim ne sëmurë. Këtë frymë Presidenti Erdogan e ka rrënjosur thellë në shpirtin e Turqisë dhe në qasjen e Turqisë./

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *