Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today22/11/2022
Aktori Chris Hemsworth ka marrë një pushim nga aktrimi pasi nga një ekzaminim i fundit mësoi se ka një rrezik të shtuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
Ai i tha Vanity Fair se testet konfirmuan frikën e tij më të madhe, duke shtuar se tani do të përpiqet të ndërmarrë hapa parandalues.
Alzheimer është forma më e zakonshme e demencës dhe mund të shkaktojë probleme me kujtesën, konfuzion dhe probleme komunikimi e ndërveprimi.
Hemsworth mësoi se ai ka dy kopje të genit ApoE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai i tij, duke e bërë tetë deri në 10 herë më shumë në risk për të zhvilluar sëmundjen sesa ata që nuk i kanë të dyja kopjet e genit.
Rreth 2 deri në 3 për qind e popullsisë mbart dy kopje të genit. Një ndër ta është Chris.
“Nuk është se po jap dorëheqjen. Thjesht lajmi nxiti tek unë diçka që e doja prej kohësh, të merrja pak kohë pushim. Për më tepër hapat parandalues janë shumë të rëndësishëm për të ndikuar mënyrën si do shfaqet më vonë gjatë jetës kjo sëmundje. Ka të bëjë me menaxhimin e gjumit, menaxhimin e stresit, ushqimin, lëvizjen, fitnesin. Janë të gjitha të njëjtat mjete që duhen zbatuar në mënyrë konsistente”, thotë Chris. Ai do të kthehet në shtëpinë e tij në Byron Bay, në Australi për të kaluar kohë me partneren e tij, aktoren Elsa Pataky dhe tre fëmijët e tyre.
Chris Hemsworth gjithashtu konfirmoi se edhe gjyshi i tij është diagnostikuar me Alzheimer.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)