Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Prej sot, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët në Pikat Kufitare.
Vetë Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij Dimitar Kovaçevski inspektuan Pikën Kufitare të Qafë Thanës ku u prezantua nisma “One stop shop” mes dy vendeve respektive .
Përmes një postimi në facebook kryeministri Rama tha se ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për të lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve.
Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)