play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Guri Madhi, piktori korçar, në ekspozitën e UEFA në Gjermani krahas Salvador Dalisë dhe Picassos

today17/05/2024

Background
share close

Piktori korçar Guri Madhi, themeluesi i Akademisë së Arteve, ka  lënë pas një trashëgimi të pashlyer me veprat e tij në pikturë.

Djali i tij, ka konfirmuar se në Dortmund, do të hapet një ekspozitë ku punët e të atit do të jenë krah emrave më të mëdhenj të pikturës botërore.

Pandi Madhi: -Po, është e vërtetë, tha ai. Eshtë nder i madh jo vetëm për familjarët, por për Shqipërinë e kudo ku ka shqiptarë, tha Pandi Madhi.

Njoftimi zyrtar nga Dormund:

Në Muzeun e Futbollit Gjerman në Dortmund, në një sipërfaqe prej 1000 metra katrorë do të ekspozohen 175 vepra arti  me temë futbollin, të 100 autorëve, ndërmjet të cilave është përzgjedhur dhe vepra e vitit 1986 “Kur nuk shkojnë në stadium” e piktorit shqiptar Guri Madhi (1921-1988).

Ceremonia e hapjes së ekspozites “In motion – art & football” do të jetë në 27 Maj 2024  dhe do të jetë për publikun  deri më 6 janar 2025.

Në këtë ekspozitë, do të njiheni me  vepra të Salvador Dalisë, Picassos, Joan Miro, Rene Magritte, Paul Klee, Alexander Deyneka, Banksy, e të tjere dhe mes tyre artisti shqiptar Guri Madhi.

Në faqet 224 dhe 225 të katalogut të kësaj ekspozite, me  titullin “In motion” dhe  autor Manuel Neukirchner (Drejtor i Muzeut) prezantohet vepra e Guri Madhit (që është pjesë e ekspozitës), e shoqëruar me analizën e saj dhe jetëshkrimin e artistit.

Më 15 qershor 2024, pikërisht në Dortmund, Kombëtarja jonë e futbollit do të zhvillojë ndeshjen e parë kundër Italisë. Tifozët tanë do të kenë rastin për të vizituar ekspozitën, si një pikë tjetër kontakti me vendin e tyre, këtë radhë me artin shqiptar, përmes Artistit të shquar Guri Madhi.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%