play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Greqia, për herë të parë votim me postë brenda dhe jashtë vendit/ Mitsotakis: Historike!

today30/11/2023

Background
share close

Në një mbledhje të kabinetit, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se duke filluar prej zgjedhjeve për Parlamentin Europian në qershor të 2024, qytetarët grekë brenda dhe jashtë Greqisë, të regjistruar në listat zgjedhore mund të votojnë edhe me postë.

Mitsotakis e ka quajtur  “historike” nismën dhe mundësinë që tani do t’u jepet votuesve .“Është  një nismë e re institucionale, pas heqjes së çdo pengese për votim, sot do të bëjmë një hap tjetër përpara. Po vendosim votën postare për çdo qytetar që e dëshiron atë brenda dhe jashtë Greqisë”- ka thënë lideri grek.

Kjo mundësi ka shtuar ai,  “zgjeron trupën e qytetarëve pjesëmarrës në zgjedhje. Përsa i përket procesit jashtë Greqisë , vota me postë, anulon nevojën për organizimin e qendrave  të posaçme zgjedhore. Çdo homogjen do të mund të votojë nga shtëpia e tij në rehati ,me të gjitha masat e sigurisë në vend. E njëjta mundësi do t’u jepet edhe qytetarëve brenda Greqisë. E kam fjalën- ka thënë ai- për mijëra qytetarë, aksesi i të cilëve në qendrat zgjedhore nuk është i lehtë. Personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit, ata që punojnë në ditën e zgjedhjeve, studentët që mund të kenë provime dhe prioritete të tjera, të gjithë këta  do të mund të votojnë nga shtëpia”.

Gjithashtu Mitsotakis  ka theksuar se përsëri në zgjedhjet për Parlamentin Europian kandidatët fitues të partisë së tij do të jenë ata të cilët do të mbledhin më shumë vota në fletëvotimin e Demokracisë së Re.

Nuk besoj në përcaktimin e një listë që do ta përcaktojë lideri I një partie , sepse fjalën e parë e kanë qytetarët dhe jo udhëheqësi”– ka thënë ai.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *