Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një vezë e lashtë fosile flamingo mes 8,000 dhe 12,000-vjeçare është zbuluar në një kantier për ndërtimin e një aeroport të ri në Meksikë.
Veza e ruajtur në mënyrë të jashtëzakonshme nga periudha e Pleistocenit (epoka gjeologjike që zgjati nga shek. 2.58 milion deri në 11,700 vjet më parë, që përfshin periudhën më të fundit të Tokës të akullnajave të përsëritura), është tepër e rrallë.
Ky është zbulimi i parë i këtij lloji nga familja e flamingove Phoenicopteridae në Amerikë dhe i dyti në botë, sipas institutit të trashëgimisë meksikane INAH.
Fosili i vezës së flamingos u gjet në një thellësi prej 31 centimetrash, gjatë ndërtimit për aeroportin e ri Felipe Angeles në shtetin e Meksikës.
Veza fosile nënkupton se flamingot dikur lulëzonin në Meksikën qendrore. Lloji i sotëm amerikan i flamingos, i njohur për pendët e tij rozë të ndezur, gjendet kryesisht në Amerikën e Jugut, Karaibe, gadishullin Jukatan dhe bregun juglindor të Shteteve të Bashkuara.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)