play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

FMN vlerëson ekonominë shqiptare

today27/01/2025

Background
share close

Fondi Monetar Ndërkombëtar në një raport më të fundit vlerëson rritjen ekonomike të vendit. Sipas këtij institucioni ndërkombëtar financiar, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri të shpejtë gjatë viteve të fundit, e mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike.

“FMN vlerëson performancën e fortë ekonomike të Shqipërisë së fundmi, të mbështetur nga politikat e kujdesshme makroekonomike dhe lulëzimi i turizmit. Perspektivat e rritjes ekonomike pritet të mbeten të qëndrueshme. Pas një zgjerimi prej 3.9% në 2023, rritja reale e PBB-së parashikohet të jetë mesatarisht rreth 3.1% gjate periudhës 2024–2029, e nxitur nga konsumi i brendshëm, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit.”

Më tej FMN thekson se politikat e kujdesshme fiskale kontribuan në një reduktim të dukshëm të borxhit publik, ndërkohë që politika monetare proaktive, rënia e çmimeve globale të mallrave dhe mbiçmimi i lekut kanë ndikuar pozitivisht ne uljen e çmimeve.

Raporti i borxhit publik, i parashikuar në rreth 56% në fund të 2024, pritet të bjerë në rreth 50% në vitin 2029 dhe vlerësohet të jetë i qëndrueshëm në periudhën afatmesme. Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se sektori bankar në Shqipëri mbetet i mirëkapitalizuar dhe likuid me raporte mesatare prudenciale shumë mbi kërkesat rregullatore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%