play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Filmi biografik i Michael Jackson shtyhet për shkak të pengesave ligjore

today27/01/2025

Background
share close

Filmi biografik për Michael Jackson, ka hasur disa pengesa ligjore dhe është shtyrë për në 3 tetor 2025. Shkaku i vonesës është një çështje ligjore që lidhet me skenarin e filmit, ku ka pasur përfshirje të një detaji të cilësuar si shkelje e një marrëveshjeje të vitit 1993 me familjen Chandler. Skenari përfshinte historinë e akuzave për ngacmim të Jordan Chandler, i cili kishte paditur Michael Jackson, por më pas e zgjidhën çështjen jashtë gjykatës. Si pjesë e marrëveshjes, ishte ndaluar që historia e tij të shfaqej në film.

Për shkak të kësaj, ekipi i prodhimit, duke përfshirë regjisorin Antoine Fuqua dhe producentin Graham King, është detyruar të ripunojë skenarin dhe të rixhirojnë disa skena. Xhirimet përfunduan në maj 2024, por tani, për shkak të ndryshimeve dhe shtyrjeve, buxheti ka kaluar në 150 milionë dollarë dhe priten edhe disa kosto shtesë.

Në rolet kryesore janë Jaafar Jackson (nip i Michael) si Michael Jackson, Colman Domingo dhe Nia Long si prindërit e tij, Joe dhe Katherine Jackson, dhe Miles Teller si avokati i pasurisë, John Branca.

Filmi pritet të tregojë jetën dhe karrierën e Michael Jackson në një shkallë të madhe kinematografike, por tani fansat duhet të presin deri në tetor për ta parë atë në ekranet e mëdha.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%