play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Federata Italiane “kërcënon” klubet vendase: Kushdo që merr pjesë në Superligë do të përjashtohet nga Serie A

today28/12/2023

Background
share close

Në Këshillin e kaluar Federal, Federata e Futbollit miratoi njëzëri sistemin e ri të Licencave Kombëtare për periudhën 2024-2025. “Calcio E Finanza” raporton se ka afatin përfundimtar, të caktuar për 4 qershorin, për të paraqitur aplikimin për pranim në Serie A të ardhshme, me angazhimin për të mos marrë pjesë në gara të tjera përveç atyre të organizuara nga FIFA, UEFA dhe FIGC.

“Klubet duhet, deri në afatin përfundimtar të 4 qershorit 2024, të përmbushin kërkesën e mëposhtme: të depozitojnë kërkesën për pranim në kampionatin Serie A 2024/2025 me Lega Nazionale Proffesionisti Serie A, gjithashtu me email të certifikuar, që përmban kërkesën për pranimin e Licencën Kombëtare dhe angazhimin për të mos marrë pjesë në garat e organizuara nga shoqata private të panjohura nga FIFA, UEFA dhe FIGC.

Mosrespektimi i afatit përfundimtar të 4 qershorit 2024, qoftë edhe në lidhje me vëtëm një nga detyrimet e përcaktuara në paragravët e mëparshëm, për pjesëmarrje në kampionatin profesional përkatës, përcakton mosdhënien e Licensës Kombëtare 2024/2025”, shkruante Federata Italiane e Futbollit FIGC.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *