play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

EUROSTAT: Shqipëria, me rritjen më të ulët të çmimeve të paketave turistike

today03/09/2024

Background
share close

Shqipëria renditet nga EUROSTAT në mesin e 10 vendeve me shkallën më të ulët të rritjes së çmimeve të paketave turistike për muajin Korrik.

Sipas një raporti të zyrës së statistikave të Bashkimit Europian, inflacioni i paketave të pushimeve në muajin e 7-të të vitit në vendin tonë u rrit me 1.4% krahasuar me korrikun 2023.

Zak Topuzi: Shqipëria ka zënë një vend nderi po themi, me rritje 1.4%, një nga arsyet kryesore ka qenë aeroporti i Rinasit që është kthyer në një aeroport loë cost dhe sigurisht që ka ulur çmimin e paketave.

Norma e rritjes së çmimeve të paketave turistike për muajin Korrik në Shqipëri rezultoi më e ulët sesa në Greqi, Itali, Spanjë apo Kroaci.

Në Korrik 2024, shumica e vendeve të BE-së raportuan një normë pozitive inflacioni vjetor për paketat e pushimeve të shitura brenda vendeve të tyre përkatëse. Çmimi i konsumit i paketave të pushimeve në BE ishte 6,6% më i lartë se në Korrik 2023.

Rritjet më të larta u regjistruan për paketat e blera në Francë (+22,2% krahasuar me korrikun 2023), Itali (+19,5%) dhe Qipro (+16,7%).

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *