play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

E dije që ngjyra e syve ndryshon gjatë gjithë jetës?

today30/09/2022

Background
share close

Ngjyra e syrit ndryshon me kalimin e viteve, ashtu si e flokut.

Një gamë e gjerë ndikimesh të jashtme mund ta ndryshojnë atë, nga lëndimet tek infeksionet dhe dëmtimi nga dielli. Dhe ndonjëherë ndryshimi duket se ndodh spontanisht, madje pa u vënë re.

Një studim është bërë edhe me disa foshnja, duke i studiuar nga momenti i lindjes deri në moshën dy vjeçare. Ngjyra e syve ka më shumë gjasa të ndryshojë sidomos tek ata që kanë ngjyrë të hapur, pra bojëqielli dhe blu. Po pse?

Është më e zakonshme që sytë e hapur të errësohen në fëmijërinë e hershme, por ndonjëherë sytë e errët mund të bëhen më të hapur.

Tendenca drejt errësimit mund të jetë për shkak të grumbullimit të një pigmenti mbrojtës në iris.

Në një studim tjetër në SHBA, i cili gjurmoi më shumë se 1300 binjakë nga foshnjëria deri në moshën madhore, ngjyra e syve zakonisht ndaloi së ndryshuari në moshën gjashtë vjeç, megjithëse në disa raste (10-20% e subjekteve të studiuar), ajo vazhdoi të ndryshonte gjatë adoleshencës dhe në moshën madhore.

Studimet për të gjetur arsyet e vërteta janë ë munguara, por aktualisht mendohet se shkaku është edhe gjenetik. Pra disa njerëz janë më shumë të presdispozuar se të tjerët që t`u ndryshojë ngjyra gjatë gjithë jetës.

Ndryshimet në ngjyrën e syve duket se janë më të zakonshme në mesin e njerëzve me trashëgimi nga Evropa Veriore, nga ishujt e Paqësorit ose nga racat e përziera.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *