Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today07/01/2025
Demi Moore ka bërë një rikthim triumfues në Golden Globes, duke fituar çmimin për aktoren më të mirë për një rol në një film ‘horror’ që ka rigjallëruar karrierën e saj.
62-vjeçarja mbajti një fjalim frymëzues teksa merrte çmimin e saj, duke i thënë audiencës se ishte “në një pikë të ulët” përpara se të merrte pjesë në “The Substance”.
Demi Moore kujton se nje producent filmash i kishte thënë 30 vjet më parë, se ajo ishte një “aktore kokoshkash”
Moore tha se çmimi ishte një festë dhe “dhuratë për të bërë diçka që dua dhe për t’u kujtuar se kujt i përkas”.
Fituesit e tjerë të filmave përfshinin “Emilia Pérez”, “The Brutalist” dhe “Wicked”, ndërsa “Baby Reindeer” dhe “Shōgun” fituan çmimet e mëdha televizive.
Një nga surprizat e mëdha të natës ishte aktorja braziliane Fernanda Torres që fitoi aktoren më të mirë të dramës për interpretimin e saj të jashtëzakonshëm në “I’m Still Here”.
Written by: Elsa Ymeri
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)