Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Deti Mesdhe shënon temperatura rekord. Kjo gjë konfirmohet edhe nga pamjet e satelitëve evropiane Copernicus, dhe falë shërbimit të monitorimit të mjedisit detar rezulton se temperaturat e sipërfaqes së Detit Mesdhe janë rritur me 3 gradë Celcius mbi vlerat normale të riferimentit.
Të dhënat e fundit konfirmojnë edhe ato paraprake që u siguruan nga Agjencia Kombëtare Amerikane për Oqeanet dhe Atmosferën, sipas të cilave temperatura globale e sipërfaqes detare ka arritur maksimumin historik që prej nisjes së monitorimit satelitor.
Ndërsa sipërfaqja e oqeanit ka arritur temperaturën 21.1 gradë Celsius, duke thyer rekordin paraprak të Prillit 2016 ku ishte 21 gradë.
Sipas ekspertëve, gjatë tre viteve të fundit, mesatarja e temperaturave u reduktua me 3-5 gradë në sipërfaqen detare të planetit, falë fenomenit oqeanik dhe atmosferik La Nina, që është pjesa e ftohtë e El Nino.
Tani që La Nina po mbërrin drejt fundit, ndoshta brenda këtij viti do t’i lerë vendin pjesës mashkullore El Nino, që do të ndikojë sërish në rritje të temperaturave, duke sjellë ndoshta edhe sinjale të forta të ndryshimeve klimatike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)