Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/02/2024
Lars Neilsen ishte duke eksploruar zonën jugore të Jutland kur gjeti unazën me detektorin e tij të metaleve. Ekspertët e muzeumeve në Danimarkë tani besojnë se ajo vjen nga një dinasti e lashte mbretërore.
Unaza e florinjtë 1,500-vjeçare mund të ketë qenë ajo e mbreti ose princeshe që kishte lidhje me Francën.
Lars Nielsen thotë se hasi në objektiv ornamental të bizhuterisë me gurin e çmuar duke eksploruar pranë Emmerlev.
Arkeologia dhe kuratorja e muzeumit Kirstine Pommergaard: “Unaza e artë zbulon jo vetëm një familje të re mbretërore në Emmerlev, por e lidh atë me një nga qendrat e pushtetit të Evropës në epokën e Hekurit. Me shumë gjasa unaza i përket një femre, si vajzës së një princi, të martuar në Emmerlev. Floriri ishte dhuratë diplomatike asokohe, në martesat e larta të kryera për ngritën e aleancave”.
Punimi detajuar i bënte kërkuesit të besonin se kishte lidhje mbretërore. Në të shihen spirale të detajuara dhe punime karakteristike të stilit të lashtë franceze.
Pommergaard shtonte: “Është një punim impresionues që është i vështirë të imitohet sot. Gurtë të tillë njiheshin si simbole pushteti në elitën nordike, ndoshta të një familje princësh në Emmerlev që kontrollonin zonën mes Ribe [qytezë në jug Jutland] dhe Hedeby [koloni e vjetër vikinge në Danimarkë.”
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)