play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Cristina, murgesha që hoqi dorë nga misioni për t`u bërë këngëtare

today21/11/2022

Background
share close

Motër Cristina, fituesja e The Voice Of Italy 2014, ka vendosur të nisë një rrugë të re jete. Ka hequr dorë nga devocioni i saj si murgeshë, për muzikën.

Tani ajo është Cristina Scuccia.

“Nëse shikoj prapa, e shikoj udhëtimin tim me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje. Ndryshimi është një shenjë evolucioni, por është gjithmonë i frikshëm, sepse është më e lehtë të ankoroheni tek gjërat e sigurta sesa të vëmë në dyshim veten: A është e drejtë apo e gabuar? Besoj se me guxim duhet të dëgjosh vetëm zemrën!”, thotë Cristina.

Rrugën në botën fetare e nisi kur ishte shumë e re: “Zgjedhjen për të pasur një jetë të përkushtuar e bëra kur isha nëntëmbëdhjetë vjeç, kur takova disa. Ishte nëna ime ajo që më afroi më shumë dhe më propozoi këtë gjë. Në fillim i thashë jo. Nuk doja të merresha me murgesha e priftërinj, me ndonjë figurë kishtare, më pas në një moment të dytë mendova se duke mos bërë asgjë në atë kohë, mund të ishte një mundësi për të kënduar dhe mësuar gjëra të reja. Kur e prezantuam muzikalin për herë të parë në vitin 2008, diçka u ndez tek unë, pashë murgeshat e tjera dhe ndjeva se diçka tek unë po ndryshonte. Pastaj erdhi thirrja”, tregon sot.

“Për mua The Voice hapi rrugën për ndryshim. Vendimin për t`u larguar nga kjo rrugë e mora gjatë pandemisë. Covidi më ndaloi. Kisha dhe një frikë se mos i zhënjeja murgeshat, prindërit, veçanërisht nënën. Nuk ishte e lehtë, edhe sepse në një farë mënyre merresha me gjithë botën. Kam pasur ndihmën e një psikologu, mbi të gjitha kam pasur guximin të kërkoj ndihmë. Ishte një kohë për shikoja vetëm errësirën”, thotë Cristina.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *