play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

COVID-19/ Në 24 orët e fundit 12 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

today06/06/2022

Background
share close

Spital, Covid, Infektiv 7 Janar (7)

12 qytetarë të infektuar me koronavirus dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Ky është bilanci i ministrisë së Shëndetësisë. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

MINISTRIA E SHENDETESISE
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 188 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në këto bashki:
8 në Tiranë, 2 në Lushnje, nga 1 qytetar në Vlorë, Kolonjë.
Janë 292 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,626 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (6 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 21
Të shtruar në spitale 4

 

Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 188

Testime totale 1,832,062
Raste pozitive 276,415
Raste të shëruara 272,626
Raste Aktive 292
Humbje jete 3,497

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 195
Fier 47
Vlorë 22
Durrës 9
Korçë 5
Gjirokastër 5
Lezhë 2
Elbasan 2
Shkodër 2
Dibër 1
Berat 1
Kukës 1

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%