Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sipas një studim të ri, shikimi i njerëzve përmirësohet menjëherë pas konsumimit të çokollatës së zezë.
Një studim i realizuar në University of the Incarnate Word i San Antonio, zbuloi se çokollata e zezë menjëherë pas ngrënies mund të përmirësonte shikimin tuaj.
“Shumë pak studime kanë vënë re efektet pozitive të çokollatës së zezë në shikimin e njerëzve”, tha profesor Jeff Rabin.
Studimi u zhvillua për një periudhë kohore prej 52 ditësh. Në studim morën pjesë 9 burra dhe 21 femra që konsumuan çokollatë të zezë dhe të bardhë për të parë sesi do të ndikonte secila në shikimin e tyre.
Çokollata e zezë është e pasur me flavonol, një antioksidues shumë i rëndësishëm. Ndërsa çokollata e bardhë ka më pak përmbajtje flavonoli.
Flavanol është një përbërës bime, i tretshëm në ujë që shfaqet në shumë fruta, perime dhe bimë. Për një periudhë afatgjatë ngadalëson humbjen e funksioneve të trupit të njeriut që vuajnë nga sëmundje si Alzheimer dhe Parkinson si edhe që kanë presion të ulët të gjakut.
Gjithashtu flavanol përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në tru.
“Pas testimit të mprehtësisë vizuale, u arrit në përfundimin se konsumimi i çokollatës së zezë kishte sjellë 60% përmirësim të shikimi”, tha Dr. Rabin.
Por kjo nuk do të thotë se duhet të konsumoni pa masë çokollatë të zezë, sepse pavarësisht përfitimeve kanë edhe sheqer.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)