Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji do të do të rishikohet situata dhe do të vendoset nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.
Në mbledhjen e ERE u vendos sot që hiqet fasha 800 kwh për muajin tetor, ku votuan 5 anëtarë.
ERE deklaroi se kjo kërkesë ju ka ardhur më 6 tetor.
Ndërsa përfaqësues të PD-së u shprehën në mbledhje që të revokohet vendimi për tetorin, nëntorin dhe dhjetorin.
Kryeministri, Edi Rama deklaroi se fasha 800 kwh do të vendoset në muajin nëntor, duke parë parametrat, ose do të ketë sërish diskutim për shtyrje të aplikimit të saj.
Gjatë një komunikimi në rrjetet sociale, teksa iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Rama theksoi se nëse trendi i kursimit të energjisë dhe reshjet vijojnë, muaji tetor do të kalojë me asnjë të papritur.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)