play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Bursa Shqiptare Energjetike, Balluku: Tani të krijojmë likuiditetet, prioritet mbrojtja e konsumatorit

today11/04/2023

Background
share close

ALPEX është Bursa e parë Shqiptare e Energjisë që do të shërbejë dhe për Kosovën. Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, e pranishme në aktivitet, vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Energjisë për krijimin e kësaj burse që është e dyta në rajon

“Sot jem këtu për të kurorëzuar një punë 5-vjeçare, e cila në disa momente dukej si e pamundur por viti 2022 ka shënuar nevojën ekstreme të të pasurit një bursë energjetike për Shqipërinë dhe Kosovën. Ja ku jemi për të lançuar ankandin e parë të ALPEX dhe për të dhënë një mundësi që brenda 12 muajve të arrijmë të kemi dhe 3 ankande ditore duke kompletuar të gjithë këtë proces. Ky është vetëm hapi i parë, kemi një bursë energjetike e dyta në rajon që i përket Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës”.

Por, sipas Ballukut, ky ishte vetëm hapi i parë dhe tani fillon një betejë e re për të krijuar likuiditetet me prioritetin për të mbrojtur konsumatorët finalë nga çmimi i energjisë elektrike.

“Askush nuk mund të thotë që mbaruam. Tani fillon një luftë e re për krijimin e likuideteteve që duhet të ketë kjo bursë, pa harruar që ne prioritet kemi mbrojtjen e konsumatorit final nga çmimet marramendëse të tregut. Siguria energjetike është qëllimi kryesor i qeverisë shqiptare. 2022 terergoi dhe njëherë se arma më e fuqishme për të goditur një shtet, një kontinent, ishte energjia. Siguria energjetike është çelësi i mbrojtjes së sovranitetit të një vendi”, tha ndër të tjera zv/Kryeministrja Balluku.

Të pranishëm në aktivitet kanë qenë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe zyrtarë nga Kosova.

Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin përmes ankandit të parë të tregut të ditës në avancë. ALPEX është bursa e dytë operacionale në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

E pranishme në akitivitetin e nisjes së operimit të Bursës Shqiptare të Energjisë ka qenë edhe Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim e cila është shprehur se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, për zhvillimin strategjik, për stabilitetin për prodhimin e energjisë si dhe për integrimin e Shqipërisë në Europë.

Yuri Kim: Kjo është një gjë e madhe dhe e rëndësishme. Para së gjithash është e rëndësishme sepse ndodhemi në çast të rëndësishëm në zhvillimin e strategjik të Shqipërisë dhe vendin e saj në Evropës. Kjo ka të bëjë me të krijuarit e rrethanave që Shqipëria dhe rajoni të kenë stabilitet në furizimin me energji dhe çmimin e saj. Ka të bëjë gjithashtu me investime dhe kompanitë nga e gjithë bota ta shohin Shqipërinë si vend për të investuar. E treta ka të bëjë me integrimin brenda Ballkanit Perëndimor dhe Ballkani Perëndimor që integrohet brenda BE. Me këtë projekt, do të thotë integrim ekonomik në Evropë. Shqipëria do të ketë më shumë mundësi për t’u bashkuar me tregjet elektrike të vendeve fqinje.

SHBA kanë qenë krenare për të mbështetur ALPEX-inShqipërinë duam ta shohim partnerin tonë duke përkrahur lidhje më të ngushta me BE. Ky bashkim tregu do të integrojë Shqipërinë në energjinë elektrike evropiane. SHBA po punojnë për të transformuar tregjet e energjisë së Shqipërisë për konkurrim me tregjet evropiane. Do të ketë më shumë furnizim dhe çmime më të mira. Lidhja e tregut Shqipëri-Kosovë do t’i ndihmojë vendet në bashkimin e një tregu, kjo punë do të përshpejtojë një tranzicion të energjisë për Ballkanin. Presim me kënaqësi të jemi partneri juaj, Shqipëri-Kosovë për të ju ndihmuar teksa integroheni brenda BE.

Zv/Kryeministrja Belinda Balluku bëri të ditur se Bursa Energjetike Shqiptare do t’u shërbejë edhe prodhuesve privat të energjisë në vendin tonë, të cilët do të kenë mundësi të tregtojnë energjine elektrike në këtë burse.

E këtu është fjala për energjinë e prodhuar nga panelet diellore.

“Vetëm para 1 jave së bashku me Kryeministrin kemi vizituar një nga parqet e para private që po ngrihet në zonën e Semanit. Pra janë raste konkrete. Dhe të gjitha këto sasi energjetike të cilat do t’i shtohen prodhimit tonë vendas, çdo të ndodhi me to? Ku do të tregtohen? Ato do tregtohen në mënyrë transparente dhe në një kompeticion të drejtë pikërisht në Bursën Energjetike Shqiptare. Të gjithë prodhuesit privat të energjisë elektrike do të kenë mundësi që në mënyrën më transparente të konkurrojnë me njëri-tjetrin duke përfituar nga bursa por nga ana tjetër duke i dhënë kështu edhe industrisë tonë, edhe tregut ndërkombëtar mundësinë për të marrë energji elektrike me çmime sa më të konkurrueshme dhe sa më të ulëta”, tha ndër të tjera zv/Kryeministrja Balluku.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *